Indiani 23-vjeçar, Neeraj Chopra, fitues i medaljes së artë tre vjet më parë në Lojërat Aziatike dhe Commonwealth, është kampioni i hedhjes së shtizës në “Tokio 2020”.
Ai triumfoi në finale duke e hedhur shtizën 87.58 metra. Në vendin e dytë, çeku Jakub Vadlejch, e bronzit shkoi për çekun tjetër, Vitezslav Vesely. Gjermani Johannes Vetter, që konsiderohej favorit, përfundoi në vendin e nëntë.
Rusja Mariya Lasitskene fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti me rezultatin 2.04 metra.
Medalje argjendi për australianen Nicola McDermott me 2.02. Medalja e bronztë për Ukrainasen Yaroslava Mahuchikh me 2.00.