Mbyllet para kohe aktiviteti sportiv gjatë vitit 2021 për Marcell Jacobs, kampionin olimpik në “Tokyo 2020” në garën e 100 metrave dhe stafetës 4 x 100 metra. Sprinteri italian ka vendosur të mos marrë pjesë në Diamond League, më Oregon, më 21 gusht, për shkak të një problemi në kërcin e gjurit.
26-vjeçari ka ndier shqetësime edhe gjatë ditëve të fundit në stërvitje, ndaj ka vendosur të tërhiqet nga garat e afërta, deri në riaftësimin e tij të plotë.
Përveç etapës së Oregonit, ishin në lojë edhe ato të Brukselit, më 3 shtator, ose në Zyrih më 9 shtator. Jacobs nuk dëshiron të bëjë figurë të keqe, kështu që ka vendosur të tërhiqet nga këto evente. Vendimin e ka marrë pas konsultave të vazhdueshme me trajnerin e tij dhe stafin menaxhues.
Kjo do të thotë që Jacobs do të kthehet në garat e vrapimit vitin e ardhshëm, teksa do të tentojë të çuditë botën edhe në garën e 200 metrave, megjithatë objektivi kryesor mbetet Botërori në Eugene të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.