Atletja olimpike polake, Maria Andrejczzyk, e shiti në ankand medaljen e argjendtë të fituar në olimpiadën e Tokio 2020, për të financuar operacionin në zemër të një foshnjeje vetëm 8 muajshe.
Vetë sportistja e disiplinës në hedhjen e shtizës e fitoi betejën me kancerin në kockë, pasi u diagnostikua në vitin 2018. Ajo hipi në podium në olimpiadën që sapo u mbyll, pasi doli në vend të katërt në Rio 2016.
Andrejczzyk u shpreh se dëshironte që ta shfrytëzonte për mirë suksesin dhe me shumë dëshirë vendosi që ta ndihmonte djalin vetëm 8 muajsh, që vuante nga problemi shëndetësor. Operacioni i foshnjës kushton 320 mijë euro, Ndërsa medalja e sportistes u shit për 150 mijë euro.
Ndërkohë që persona të tjerë kishin kontribuuar shumën e 160 mijë eurove. Medalja u ble nga kompania polake Zabka që ndërsa vlerësoi gjestin fisnik të Marias, qartësoi se medalja do t’i ngelë asaj.