Muhamet Ramadani pas titullit në Kampionatin Evropian U-20, pritej që edhe sot t’i sjell medalje Kosovës, por kjo nuk ndodhi.
Cilat ishin arsyet që Ramadani mbeti kësaj radhe pa medalje në garën që u zhvillua në Nairobi të Kenisë.
“Muhamet Ramadani i shtati në Kampionatin Botëror të atletikës për mosha U20 në Nairobi, në hedhjen e gjyles kjo është një arritje e madhe për sportin e atletikes Ramadani bëri histori është atleti i par që u plasua i shtati në një eveniment kaq të rëndësohem.
Muhameti ishte njëri prej atletëve më favorit për medalje të artë sipas rezultatit që e ka arritur në Kampionatin Evropian ku ishte shpallur edhe kampion evropian po fati nuk ishte në anë e tij.
Sipas trajnerit të atletit Shaban Ramadani kushtet klimatike ishin arsyet kryesore mos arritja e rezultatit të dëshiruar”, njofton Federata Atletike e Kosovës.