Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, përfundoi në vend të shtatë në Kampionatin Botëror U-20.
Ai hodhi gjylen por jo edhe për të arritur medalje.
Trajneri dhe prindi i tij, Shaban Ramadani, tha se nuk e arritën atë që e merituan.
“Në Kampionatin Botëror në Nairobi nuk e arritëm atë që e merituam.
Por sukseset e vitit 2021 ishin: 2 medalje të arta ballkanike me U-20 dhe një medalje e arte europiane për U-20 po ashtu një medalje e bronztë për seniorë në Kampionatin Europian të shteteve në zhvillim.
Këto medalje na japin forcën dhe bindjen se ne do të jemi ata të cilët do të punojmë fort për në garat e ardhshme si senior”, ka thënë Ramadani.