Njeriu më i shpejtë në historinë botërore, Usain Bolt, ka zbuluar se po mendonte që të kthehej në atletikë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios.
Ai e pranoi se e kishte parasysh kthimin në shteg në Lojërat Olimpike në Tokio, por nuk mori mbështetje nga trajneri Glen Mills.
"Është tepër vonë për t'u kthyer tani.
Kur i thashë trajnerit tim se doja të tërhiqesha, ai më tha se duhet të ishte kështu, se ai nuk donte të kthehesha më vonë.
Mbaj mend që në vitin 2019 e pyeta se çfarë do të mendonte për të garuar në Lojërat Olimpike të Tokios, ai vetëm më shikoi dhe më tha që nuk duhet të mendoj për këtë", - tha Bolt.
Bolt e përfundoi karrierën e tij në vitin 2017 si tetë herë kampion olimpik dhe mbajtës i rekordit botëror në 100 dhe 200 metra.