Ajo dikur ishte një shpresë e madhe e atletikës kroate dhe sot është një person shumë e kërkuar nga fansat.
Bëhet fjalë për kroaten Anamarija Raiç, 26-vjeçare, ish-sportiste e cila e përfundoi karrierën e saj për shkak të lëndimit të gjurit, por iu përkushtua fotografisë dhe rrjeteve sociale.
Sidoqoftë, ajo tregon se fitoi popullaritet në rrjetet sociale krejt rastësisht.

“Dy vjet më parë, fillova të postoj fotografi në Instagram dhe numri i ndjekësve u rrit nga dita në ditë. Edhe pse profili im u fshi tri herë, unë nuk hoqa dorë nga kjo.
Kur kalova dhjetëra mijëra ndjekës, filluan të shfaqen ofertat, edhe pse unë kurrë nuk isha anëtare e një agjencie të modës”, - tha Anamaria.