Rekordmenia e botës gjendet e vdekur në shtëpinë e saj!
Atletja keniane Agnes Tirop, rekordmene e botës në garën e 10km, është gjetur pa jetë në shtëpinë 4e saj, në Iten (Kenia), që është edhe një qendër e njohur stërvitore.
Muajin e kaluar, atletja 25-vjeçare vendosi rekordin në garën e 10km ecje në rrugë në Gjermani (30’01”).
Tirop është gjithashtu fituese e medaljes së bronztë në botërorin e fundit (2019) në garën e 10 mijë metrave, ndërsa në “Tokio 2020”, ajo u rendit e katërta në garën e 5000 metrave.
Polica keniane po heton për këtë ngjarje të papritur, që tronditi sportin e atletikës.