Atletja amerikane Meri Kejn ka ngritur Akt padi prej 20 milionë dollarësh kundër gjigantit amerikan të veshjeve sportive Nike dhe ish -trajnerit të saj Albert Salazar për abuzim.
Nëse kohët e fundit, ngacmimi dhe abuzimi seksual ka qenë fokusi i sporteve amerikane, dhe skandale janë shfaqur në një numër vendesh të tjera, këtë herë Kejn, nuk ka një problem të tillë, por problemi është se ata e detyruan atë të humbasë peshë.
Kejn ishte pjesë e programit atletik të “NIKE” në të cilin emri më i madh ishte Mo Farah, por ndërkohë ai program “Nike Oregon” u mbyll. Kejn iu bashkua atij programi në vitin 2013 si një shpresë e madhe atletike, por u përball me ferrin, sepse u detyrua të humbiste peshë në një nivel jo të shëndetshëm, gjë që ajo beson se e ka vonuar karrierën e saj, dhe madje e çoi atë në depresion dhe mendimin e vetëvrasjes.
Ajo tani ka ngritur një padi kundër Salazar për ngacmim dhe kundër “NIKE” për heshtjen e problemit, sepse kompania amerikane e dinte që ajo ishte abuzuar, por nuk reagoi.
Ndryshe projekti i “NIKE” u hoq në vitin 2019, pasi Agjencia Anti-Doping e SHBA (USADA) gjobiti Salazarin me katër vjet burg, për pengimin e kontrolleve antidoping.