Përfundon Maratona e Tiranës ku morën pjesë 2500 vrapues, prej të cilëve 1000 vinin nga vende të ndryshme të botës dhe surprizë ishte fakti që Luiza Gega nuk u rendit e para në kategorinë ku garoi.
Maratona u zhvillua në 4 kategori, e para ‘Marathon’ 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe “We too”.
Fitues në kategorinë 42 km u shpall Ilir Kellezi nga Korça i cili garonte me logon e Ministrisë së Mbrojtjes. Kellezi fitoi 5000 euro.
Kurse, për kategorinë e femrave fituese u shpall Veretska Valentyna nga Ukraina.