Për vite me radhë, Usain Bold ka argëtuar tifozët e atletikës në disiplinat prej 100 deri në 200 metra.
“Rrufeja” nga Xhamajka dominoi në këto disiplina dhe medaljet e dëshmojnë këtë, ku ai ka 20 medalje të arta në Lojërat Olimpike dhe në Kampionatin Botëror, shkruan FrontOnline.
Ai është ende “pronar” i rekordeve botërore në 100 dhe 200 metra, kështu që ka shumë arsye për ta quajtur “mbret”.
Në Lojërat Olimpike të vitit 2008, në garën e 100 metrave, ai ishte aq shumë më i shpejtë se rivali i tij, sa që shtyu gjoksin përpara para se të hynte në vijën e finishit.
Bolt u akuzua se nënçmoi kundërshtarin, por ai nuk konsiderohet njeri i keq, pasi ndihmon shumë të rinjë me punë vullnetare.