Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador.
Atleti Alex Qiunonez, 32 vjeç, është ekzekutuar nga disa persona të maskuar si agjentë policie në qytetin e Guayaquil.
Ai është qëlluar me pistoletë në kokë dhe ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që është plagosur edhe një person që e shoqëronte.
Kjo ngjarje ka tronditur vendin, pasi bëhet fjalë për një nga sportistët elitarë të këtij vendi. Qiunonez është fitues i medaljes së bronztë në botërorin e vitit 2019 në garën e 200 metrave dhe finalist në Olimpiadën e Londrës, po në këtë disiplinë.
Sipas policisë, që po heton ngjarjen, mund të bëhet fjalë për një ngatërrim presoni, pasi atleti nuk kishte probleme.