Si çdo federatë tjetër sportive edhe Federata e Atletikës së Kosovës, do t’i shpall laureatët më të mirë për vitin 2021.
Është një punë e vështirë për të zgjedhur më të mirët në secilën kategori kur kihet parasysh edhe rezultatet që janë arritur gjatë këtij viti.
Presidenti i Federarës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, e vlerëson si vit të suksseshëm, veçmas suksesi i madh i Muhamet Ramadanit, kampion i Evropës U-20 në hedhjen e gjyles.
Ceremonia do të mbahet të dielën (nesër) në orën 14.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (në sallën e kuqe) në Prishtinë.
“Të arriturat e atletëve janë lansuar në mediat tona përgjatë vitit 2021 por megjithatë dua të përsërisë faktin se shpalosjet e rezultateve që do i bëjmë në mbrëmjen e ‘Laureatët e vitit – Gala athletics’, janë rezultate të bazuara në poentimin e rregulluar nga Federata Botërore e Atletikës dhe po ashtu në bazë të rregullores së Federatës Atletike të Kosovës.
Përzgjedhja është bërë duke u bazuar në 4 rezultatet më të mira të mundshme të arritura brenda këtij viti si dhe 4 plasmanët e atletëve, në disiplinat e tyre.
Në këtë manifestim do të shpallim më të dalluarit për kategoritë e tyre.
Pasi që në sportin e atletikës, bazuar në rregullat e saja: atletët, sipas moshës së tyre, ndahen në 7 kategori, e ato janë:
- Yllka dhe fatosa
- pionier të rinjë
- pionier
- junior të rinjë
- junior
- senior dhe
- veteranë.
Përveç më të mirëve në të gjitha kategoritë e lartcekura, do të shpërblehen edhe:
- Trajneri më i mirë i viti 2021
- Punëtori sportiv i vitit 2021
- Klubi i mirë i viti 2021
- Bashkëpunëtorët e Federatës,
- Donatorët e FAK-ut”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.