Adrian Mazreku, anëtar i klubit atletik Malisheva, është punëtori më i miri për vitin 2021.
Ai ka bërë një punë të madhe gjatë këtij viti, duke qenë shembull edhe për të tjerë.
Në një solemnitet të organizuar në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Federata e Atletikës së Kosovës, shpalli Adrian Mazrekun punëtor sportiv për vitin 2021.
Me mirënjohje u nderuan edhe Rrahman Alija e Lumnie Thaçi.