Luiza Gega vijon të korrë suksese në arenën kombëtare.
Suksesi më i fundit i atletes kuqezi ka ardhur nga “Meeting de Miramas” në Francë, ku ajo ka arritur një rekord të ri, në garën e 3000 metrave, në sallat e mbyllura.
Gega e ndali kronometrin në kohën 8:50.08 në, rezultat që është rekord në Miramas. Luiza gjatë garës, krijoi një shkëputje të madhe me kundërshtarët dhe garoi thuajse e vetme.
Paraqitja e saj u shpall si “best performance” e të gjithë eventit, në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.
Ndalesa e radhës për kampionen e atletikës shqiptare është më 5 mars në Ballkaniadë, kompeticion që do të shërbejë si testues për finlen e Botërorit të sallave të mbyllura që do të mbahet më 18 mars në Beograd.