Lufta Rusi-Ukrainë ka solidarizuar disiplina të ndryshme të sporteve, por dhe ka përçarë shumë.
Natyrisht vëmendjen më të madhe e kanë marr sportistët e këtyre dy shteteve, të cilat janë në përplasje të ashpër me njëri tjetrin.
Një rast i fundit ka ndodhur në disiplinën e gjimnastikës, ekzaktësisht në dhënien e medaljeve. Ukrainasi Ilia Kovtun fitoi medaljen në garën e herurave paralelë ndaj rusit Ivan Kuliak.
Gjatë momentit kur gjimnastët hipën në podium, sportisti rus kishte në uniformën e tij një simbol me gërmën “Z”.
Ky simbol përfaqëson termin fitore që përdoret nga Rusia.
Këtë simbol e kanë vënë dhe mbështetësit e Vladimir Putinit dhe gjerësisht konsiderohet si një diçka që është pro luftës.