Atletika e Kosovës ka shënuar edhe një sukses në rrafshin ndërkombëtar.
Xhavit Tahiri tha suksesi i atletit Muhamet Ramadani është i madh, duke fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane.
“Jam tejet i lumtur që si udhëheqës i përfaqësueses së Kosovës po kthehemi nga Portugalia në Kosovë me një sukses të jashtëzakonshëm.
Atleti i klubit Mitrovica, Muhamet Ramadani arriti që ta dëshmoi veten përsëri duke u bërë nënkampion i Europës në hedhjen e gjylës për grupmoshat U23, sukses ky i jashtëzakonshëm për Muhametin dhe trajnerin Shaban Ramadani.
Metit i uroj suksese në të ardhmen dhe uroj që të jemi krenarë me të gjithmonë”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në facebook.