Atletja Gresa Bakraçi është krenare që ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në Kampionatin Botëror, që u zhvillua sot në Beograd.
Ajo ndihet jashtëzakonisht e lumtur, që shkroi historinë e saj duke garuar me emrin e Kosovës në kryeqytetin serb.
Në renditjen finale, ajo ishte e 17-ta prej 19-të atleteve sa morën pjesë në këtë disiplinë.
“Sa i përket rezultatit, kam pritur më mirë.
Por këtu sot ishte e rëndësishme pjesëmarrja me fanellat e kombëtares së Kosovës.
Kurse rezultati normal ka ndikuar nga stresi i tepërt që kam pasur, sepse sa i përket formës për brenda 5 garave, kam bërë 5 rekorde shtetërore”, tha Bakraçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Gresa tha se të përfaqësosh Kosovë në Kampionatin Botëror, është ndjenjë e veçantë.
“Të përfaqësosh shtetin në botëror është gjëja më e vlefshme tek një sportiste, kurse kjo e sotmja ishte historike dhe normal që më bënë të ndihem mirë”, përfundon Bakraçi.