Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nga bota e atletikës, ku ish-atleti gjerman, Aleksandër Lubina humbi jetën në moshën 42-vjeçare.
Sipas policisë spanjolle, Lubina humbi jetë si pasojë e një aksidenti në një shpellë në Majorka, ku u godit nga një dallgë dhe u përplas drejt shkëmbinjve.
Siç bën me dije “BILD”, kjo zonë është e rrezikshme, ku kanë ndodhur shpesh aksidente me pasojë humbjen e jetëve.
Lubina ka qenë kampion në atletikën gjermane 11-herë dhe gjithashtu ka përfunduar me sukses garën e 10 mijë metrave në Kampionatin Europian të 2002.