Atletika po shënon rritje vit pas viti dhe kjo po dëshmohet edhe me rezultate në arenën ndërkombëtare.
Ish atletja e mirënjohur, Luljeta Zhegrova - Shala, tha se po punohet në përgjithësi në mbretëreshën e sporteve por fatkeqësisht nuk ka ndonjë stadium që i plotëson standardet për atletë.
Ndihmestrajnerja e Llapit të Podujevës, mendon se puna e mirë që po bëhet nëpër klube edhe rezultatet janë fryt i kësaj.
“Sa i përket cilësisë në atletikë, vit pas viti ka rritje.
Në përgjithësi po punohet.
Mirëpo, ngecja më e madhe është në infrastrukturë, për arsye se atletët kosovarë për momentin nuk kanë një stadium që i plotëson kushtet për të garuar”, - thotë Zhegrova – Shala për gazetën "Bota sot".