Atletja e talentuar nga Shkup, Jumna Fetahu, nesër herët në mëngjes (ora 05:00) do të udhëtoj për në mitingun ndërkombëtar, i cili do të mbahet në Tivar (Bar) të Malit të Zi, shkruan Open-TV.
Ajo synon rezultat shumë më të mirë sesa vitin e kaluar, sidomos pas suksesit që arriti në mitingun e Beogradit, ku shënoi rekord të ri dhe në mitingun ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë ku poashtu zuri vendin e parë me rekord të ri.
Së fundmi, Jumna u kthye edhe me dy vende të para edhe nga mitingu në Malishevë të Republikës së Kosoves, në Disk dhe në Gjyle.
Në gjyle shënoi rekord të ri për moshat U 18, edhe pse ajo është vetëm 13,5 vjeçare.
Vitin e kaluar në Tivar, Jumna në një konkurrencë të fortë, ku morën pjesë 300 garus meshku dhe femra, rrëmbeu medaljen e bronztë.