Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, po tregon formë jashtëzakonisht të mirë.
Ai sot ka arritur një rezultat shumë të mirë në Tivar, duke e thyer edhe rekordin e Kosovës.
Sipas trajnerit Shaban Ramadani, kjo garë është nder mitingjet me të njohura në Ballkan dhe kanë marrë pjesë finalistë të Olimpiadës.
“Rekord i Kosovës - Muhamet Ramadani, hedhja e Gjyles – 18.72 metra”, njofton Federata atletikës së Kosovës.
“Sot arritëm të plasohem në vendin e tretë.
Me një rezultat shumë te mirë i cili tani është edhe rekord i ri Kosovës, 18.72 metra me 1044 pikë të IAAF-it.
Falënderojmë Federatën Atletike të Kosovës për përkrahjen”, ka shkruar Shaban Ramadani.