Atletja e Kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraqi, anëtare e klubi Besa e Pejës, mori pjesë në turneun e atletikës që u organizua në Split të Kroacisë, duke shënuar rezultat shumë të mirë.
Sipas Federatës së Atletikës së Kosovës, ajo ka thyer rekordin e Kosovës dhe po ashtu zuri vendin e parë në disiplinën 1500 metra.
“Rekord i Kosovës! Gresa Bakraçi në 1500 metra kaloi me kohë 4:22.03 minuta”, njofton federata.
Ajo la pas Andrijasheviqin, kjo e fundit pati kohën 4:26.96 minuta.