Atleti italian Marcell Jacobs, kampioni olimpik i garës së 100 metrave në “Tokio 2020”, ka shtyrë debutimin e tij në pistat e hapura këtë vit.
Ai ndodhej në Nairobi (Kenia) për të marrë pjesë në një garë, por në vend që të zbresë sot në pistë në garën e 100 metrave ka përfunduar në spital.
Ai ka kaluar natën në urgjencën e spitalit në “Ruaraka Uhai Neema Hospital” në Nairobi, për shkak të një problemi shëndetësor me tretjen. Ai ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve dhe nuk do të garojë sot.
Kjo duhej të ishte gara e parë ë Jacobs në këtë distancë që nga finalja olimpike.
Jacobs ka ngritur kështu “flamurin e bardhë” pak orë para garës dhe pritet që ditën e diel të kthehet në Itali. Ai është fitues i medaljes së artë në “Tokio 2020” edhe në stafetën 4×100 metra me kombëtaren italiane. Këtë vit ai ka marrë pjesë në disa gara në sallat e mbyllura, ku ka triumfuar në distancën 60m.