Aleti Enis Bytyçi është gjithnjë e më i mirë!
Ai dje në Mitingun e atletikës, që u mbajt në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm.
Bytyçi thyen rekordin e Kosovës në disiplinën 300 metra, me kohë të kaluar për 35.88 sekonda.
16-vjeçari edhe një herë tregoi klasin e tij, atlet që edhe seniorët i bën telashe me rezultate.
Kryetrajneri i Malishevës, Adrian Mazreku, tha se Enisi po tregon rezultate të lakmueshme dhe sipas tij, është një set i ardhshëm i mbretëreshës së sporteve.
“Atleti im Enis Bytyçi po triumfon në çdo garë të seniorëve, dje në mitingun e parë të hapur fitoi medaljen e artë në disiplinën 300 metra me rezultat 35.88 sekonda.
Ky rezultat është rekord i ri i Kosovës për grupmoshën U 18 dhe njëherit është rezultat shumë premtues për garat ndërkombëtare që fillojnë me 12 qershor në Malit të Zi me Kampionatin Ballkanik për U 18 pastaj Kampionati Ballkanik për U 20 në Turqi dhe Kampionati Evropian për U 18 në Izrael.
Në garat ndërkombëtare Ballkanike presim medalje dhe rekorde të reja shtetërore ndërsa në Kampionatin Evropian presim paraqitje dinjitoze”, thotë Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.