Atleti i Kombëtares së Shqipërisë, Izmir Smajlaj, po ballafaqohet me telashe dhe për një kohë do t’i mungojë garave kombëtare e ndërkombëtare.
“Ndonëse dola i pari në garën e “Kupës së Shqipërisë”, kjo garë me çoj në dëmtimin më të madh të karrierës sime.
Këputje totale të ligamenteve, dhimbje e humbje e tërë atyre orë stërvitje intensive për t’iu dhënë një rekord të ri kombëtar.
Fatkeqësisht me duhet të operohem dhe rikuperimi do të zgjasë disa muaj, por jam i sigurt që do të rikthehem shumë herë më i fortë për t’iu nderuar në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare.
Dua t’iu falënderoj të gjithë tifozëve të shumtë që ishin në stadium, miqve, familjes e trajnerit, që me duartrokiten e qëndruan pranë meje!”, ka shkruar Smajlaj.