Atletja e KA Prizrenit, Sara Susurit, anëtare e Kombëtares së Kosovës, është në formë të mirë, e cila sot në Shkup ka shënuar rekord të Kosovës.
“Rekord i Kosovës, Sara Susuri në vrapimin 100 metra, shënon kohën 12.49 sekonda”, njofton Federata e Atletikës e Kosovës.
Një rezultat i shkëlqyeshëm i Sarës.
KA Prizreni
Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, njëherësh selektor i Kombëtares së Kosovës, është i kënaqur me rezultatet e atletëve e atleteve në Shkup.
“Në Shkup u mbajt mitingu ‘Dita Botërore e Atletikës’.
Në këtë garë Klubin e Atletikës Prizreni e përfaqësuan 4 atlet dhe u fituan 6 medalje, 4 të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Sara Susuri - U - 20, e para në 100 m. 12.49 rekord personal dhe i Kosovës dhe 400 m. 58.86 e para për seniore rekord personal,
Armel Qovanaj - U - 20, i pari në100 m. 11.47 për senior.
Emine Jenuzi - U - 18, e treta në 100 m. për - U- 18 dhe
Almass Shabani - U - 18, i pari në shtizë dhe i dyti në disk për U – 18”, njofton Duja.