Malisheva po shënon rezultate të lakmueshme gjatë këtij edicioni.
Atletët e Malishevës, Olti Bytyçi e Enis Bytyçi, treguan paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionatin Kombëtar.
“Olti Bytyçi, 17 vjeçar, kampion kombëtar dhe vendos rekord personal ne 800 metra 1:58.13.
Olti kampion për senior në 800 metra, ndërsa Enis Bytyçi i bronztë në 400 metra në Kampionatin Kombëtar për senior, që u mbajt në ‘Elbasan Arena”, njofton klubi i atletikës Maisheva.
Kryetrajneri Adrian Mazreku është i lumtur me rezultatet e Oltit dhe Enisit, me bindje se do vazhdojnë me rezultate dhe suksese edhe më të mëdha gjatë këtij viti.