Klubi i atletikës Malisheva, ka shënuar rezultate të jashtëzakonshëm në Kupën e Kosovës në konkurrencën e juniorëve.
Malisheva është fitues i Kupës.
Një sukses i madh për atletët e këtij klubit, që po tregojnë formë të jashtëzakonshme në edicionin e sivjetshëm.
Kryetrajneri i Malishevës, Adrian Mazreku, tha se kanë atletë të nivelit ndërkombëtar, ky është edhe treguesi më i mirë për sukseset që po shënojmë.
“E veçanta nga ekipet tjera është sepse ne kemi atlet të nivelit ndërkombëtar ku nga muaj qershor e tutje do të marrim pjesë në dy Kamponatet Evropiane dhe dy Ballkanike. E kemi shtegun e atletikës në Malishevë dhe mbi të gjitha mundohemi të bëjmë punë profesionale”, thotë Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.
A shpresoni se brenda një kohe të shkurtër Malisheva do të shndërrohet në fuqi të atletikës në vendin tonë?
“Ne jemi superfuqi e atletikës së Kosovës për U - 20 në disa disiplina por në dy vitet e ardhshme do dominojmë edhe tek seniorët me rezultate ani pse ka shumë gara vendore dhe rajonale që fitojmë edhe tek seniorët”, shpreh optimizmin Mazreku.