Po bëhet një madhe në klubin e atletikës Juniku.
Kryetrajneri i Junikut, Kadri Shala, punon me zell të shtuar me atletë dhe atlete, që të janë sa më të përgatitur për çdo disiplinë dhe për garat e ndryshme të edicionit të sivjetshëm.
Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe motivi është i madh të çdo atlet e atlete qoftë në vrapime qoftë në disiplina teknike.
KA Juniku
Kadri Shala flet edhe për rezultatet e klubit të tij në edicionin e sivjetshëm.
“KA Juniku, si çdo herë edhe këtë vit e shoh me rezultate të mira, pra një pjesë e atletëve do t’i përmirësojnë rezultatet nga viti i kaluar”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Cilat janë kushtet, ku stërviteni më shumë? “Kushtet si në të gjitha klubet, por meqenëse është sport individual punojmë e stërvitim sipas kushteve dhe mundësive”, përgjigjet kryetrajneri i Junikut.
Synimet janë që të arrijnë rezultate sa më të mira, veçmas kanë disa atletë e atlete që premtojnë shumë edhe për sfidat ndërkombëtare.
“Synimet e KA Juniku janë që të shpërthejmë me disa atletë në garat ndërkombëtare.
Këtë vit sipas rezultateve të deritanishme veçoi atletin Albian Kuqi në hedhjen e gjyles, Arbesa Shala në hedhjen e gjyles dhe diskut. Gjithashtu duhet cekur edhe Ahmet Shehun dhe Learta Gashin në kategorinë e pionierëve”, nënvizoi Shala.
Çfarë i mungon më shumë KA Junikut?
“Si në përgjithësi të Atletikës së Kosovës edhe klubit tonë i mungon infrastruktura për atletikë, pra të terren adekuat për ushtrime”, tha ai.
KA Juniku i frikësohet konkurrencës, sidomos kërkon rezultate kulmore në disiplinat teknike. “Rezultatet janë në përgjithësi duke u rritur por besoi se në disiplinat e hedhjeve do të jemi në nivel të lartë”, shpreh optimizmin Shala.
Më tej ka fjalë miradije për Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Departamentin e Sportit, duke shprehur falënderim për përkrahjen që ia japin klubit.
“Këtë vit përkrahje kemi nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sportit, ku po lehtësohet puna e klubeve në përgjithësi”, përfundon Shala.