Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, po tregon formë të mirë në shtigje të gjata.
Mamusha tregoi edhe një herë formën e tij, kësaj radhe në Gjysmëmaratonën e Ohrit.
Ai e pranon se ka qenë garë e vështirë për një arsye.

“Ishte garë e vështirë, ka qenë garë më shumë përpjetëse gjithashtu me të vështirë e bëri edhe koha e nxehtë”, thotë Mamusha për gazetën “Bota sot”.
Ai së bashku me ekipin “Green Team” vrapuam në Gjysmmaratonen e Ohrit dhe shtegun 5 kilometra.
Mamusha arriti të zë vendin e tretë.