Erzen Zyberaj ka treguar formë të mirë në garën maratonike të atletikës, që u mbajt në Bursa të Turqisë.
Është një sukses i madh për Zyberajn, duke e zënë vendin e dytë në një konkurrencë të fortë.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shpreh fjalë miradije për atletin.
“Vrapuesi profesionist nga Rahoveci, Erzen Zyberaj, ka shkëlqyer edhe një herë, duke zënë vendin e dytë në garën 59 kilometra të gjatë që është organizuar të shtunën në Bursa të Turqisë.
Ai është kthyer në Kosovë me medaljen e argjendtë, duke i sjell vendlindjes së tij edhe një sukses të ri.
Sportistët me potencial si Erzeni do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të gjithë Komunës së Rahovecit.
Atletin e shkëlqyer, Erzenin, e përgëzoj për çmimin e fituar dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen!”, ka shkruar Smajl Latifi në llogarinë e tij në Facebook.