Edhe një sukses i madh për mbretëreshën e sporteve të Kosovës.
Atletja Gresa Bakraçi është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Craiova të Rumanisë.Gresa tregoi cilësitë e saj duke arritur në vendin e tretë dhe siguruar medalje të shtetit të Kosovës.
Ajo arriti kohën për 9:33.74 minuta.
“Medalja e bronztë dhe rekord i Kosovës nga atletja Gresa Bakraçi në disiplinën Vrapim 3000 metra”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.
Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, e përgëzon Gresën për këtë sukses, medaljen e bronztë.
Sylejmani tha se është një sukses jo vetëm për komunitetin e atletikës por për gjithë Kosovën.
Një medalje në kohën e duhur në prag të garave të Lojërave Mesdhetare që do të mbahen nga 26 qershori në Oran të Algjerisë.