“E kam mbajtur të fshehur për 34 vite. Gjithsesi, sot nuk mund ta mbaja më të fshehtë faktin se jam lesbike”.
Ka qenë kjo deklarata surprizë e ish-atletes britanike Dame Kelly Holmes, 52-vjeçe, e cila është kampione e dyfishtë olimpike, fituese e medaljes së artë në 800 e 1500 metra në “Athinë 2004”.
Ajo e ka pranuar homoseksualitetin e saj gjatë një interviste për “Sunday Mirror” dhe u shpreh se për të tashmë që konfirmoi këtë lajm ndihet më e cliruar. “Kisha nevojë ta bëja publike tani këtë gjë. Ka qenë një vendim i imi.
Kam qenë gjithnjë nervoze në lidhje me idenë e pranimit të kësaj të vërtete”, tha Holmes.
“Kur pranon një gjë të tillë, njeriu ndjen një clirim brenda vetes. Tani mund të marr frymë e lirë, pasi jam ndjerë keq me veten këto vite që e kam mbajtur të fshehtë. Kam mbajtur sekret mjaft marrëdhënie që kam patur në këto vite”, u shpreh më tej Holmes, që mbajti flamurin britanik në ceremoninë e mbylljes në Olimpiadën greke.