Atletja më e mirë në Kosovë, Gresa Bakraçi, përgatitet për garën e madhe përkatësisht Lojërat Mesdhetare, të cilat do të mbahen nga data 25 qershor e deri me 7 korrik në Oran të Algjerisë!
Gresa është kthye në familje, duke shprehur lumturinë e saj për befasinë që iu bë por edhe për suksesin e madh në Kampionatin Ballkanik, e cila fitoi medaljen e bronztë në disiplinën 3000 metra.
Gresa është motra e tretë, më e vogla në familje.
“Mbrëmë në orët e vona të natës, pas arritjes time nga Rumania me medalje ballkanike, befasia e familjes time për suksesin më të madh në karrierën time sportiv.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/21/auto_01655818853.jpg)
Pritja për Gresën
Kam mbi 6 muaj që jam larg familjes duke u munduar të jap maksimumin tim për t’i realizuar qëllimet e mija.
Kjo është profesioni dhe pasioni im, pra të vrapoj sa më shpejtë që mundem, dhe malli që ndaj për familjen i afrohet shumë lodhjes që bëjë dita ditës por kur rikthehem në këtë mënyrë në shtëpin time është gjëja më e bukur që mund të përjetojë një sportiste.
Faleminderit shumë familja ime për durimin, besimin dhe dashurin që më jepni pa u lodhur kurrë.
Jam vajza më e vogël në familje por vërtet më fatlume me çfarë kulture jam rritur”, ka shkruar Gresa në profilin e saj në facebook.