Atletika është gati për Lojërat Mesdhetare. Trajnerët Bajram Duja e Shaban Ramadani, punojnë me përkushtim me atletët në Oran të Algjerisë.
Atletët e atletja e Kombëtares së Kosovës, janë në formë të mirë dhe pretendojnë rezultate sa më të mira.
“Atletika përfaqësohet me katër garues në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Iu urojmë fat dhe suksese”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejami, iu uron paraqitje sa më të mira dhe të kthehen me suksese nga Lojërat Mesdhetare.
Lista
Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës)
Astrit Kryeziu (800 metra)
Gresa Bakraqi (3000 m.)
Alaudin Suma (hedhje e diskut)
Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja