Atletja 22-vjeçare amerikane Sydney McLaughlin, vendosi sot rekord botëror në garën e 400 metrave me pengesa. Në pistën e Eugene, ajo dha kohën 51”41, duke përmirësuar me 5 të mijëtat kohën e mëparshme 51”46 që mbahej po prej saj, vendosur në “Tokio 2020”.
Një paraqitje e shkëlqyer e kësaj atlete, që duket se nuk njeh limite dhe është gati të befasojë pas tri javësh në Botërorin e atletikës që zhvillohet po në këtë pistë. Ajo duket se nuk ka rivale, teksa në garat e kampionatit amerikan, në këtë disiplinë garoi thuajse e vetme.
Vendi i dytë është 1.3 sekonda pas saj, shumë në një garë shpejtësie.
Në këtë kampionat amerikan ajo bëri një progres të jashtëzakonshëm ngha garat e baterisë deri në finale, ku dhe fitoi titullin kampion me rekord botëror.
Në këtë garë, me ftesë mori pjesë edhe ish-kampionia e botës, Dalilah Muhammad, e katërta.