Selektori i kombëtares së Kosovës në atletikë, Bajram Duja, tha se që nga themelimi i gazetës kombëtare “Bota sot”, gjithmonë lajmet janë në kohë reale.
Duja e uron 27 vjetorin e gazetës, duke thënë se është oksigjen i atletikës dhe sportit në përgjithësi.
“Që nga themelimi i gazetës ‘Bota sot’, informacionet për sportin kanë qenë në kohë reale, të sakta dhe të plota.
Pasi që jam pjesë e atletikës kosovare, shumë ngjarje të organizuara nga FAK- u, kjo gazetë ka qenë informatorë e shumicës prej tyre. Gjithmonë ka qenë në përkrahje të atletikës”, thotë Duja.