Atletika përfaqësohet me katër garues (dy atletë e dy atlete) në Lojëra Mesdhetare në Oran të Algjerisë.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Bajram Duja, tha stërvitjet po shkojnë sipas programit të paraparë dhe presin të startojnë me 30 qershor.
Duja është i kënaqur me ambientin dhe atmosferën në Oran.
“Atmosfera është e mirë.
Nesër në ora 18 00 e kemi takimin teknik, ku definitivisht përcaktohen disiplinat për gara.
Me shpresë se do të arrijmë rezultate të mira individuale”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Atletët që garojnë:
Gresa Bakraçi në disiplinat 3000 metra me pengesa
Muhamet Ramadani në disiplinat e hedhjes së gjyles
Astrit Kryeziu në disiplinën 800 metra
Alaudin Suma në disiplinat e hedhjes së diskut