Për të treten herë me radhë është mbajtur minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”.
Maratona 5 kilometërshe filloi nga sheshi i kryeqytetit “Ibrahim Rugova”, dhe bashkoi qindra qytetarë, politikanë e personalitete të tjera me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë në përkrahje të fëmijëve me autizëm.
Ndërkohë, të gjitha mjetet e gjeneruara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të shkojnë në përkrahje të kësaj kauze.
Organizatori i këtij aktiviteti, Burim Krasniqi tha se qëllimi i aktivitetit është për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm, dhe se tashmë ky aktivitet është bërë tradicional.
“E kemi bërë për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm. Është bërë tradicionale, ky është edicioni i tretë dhe do të vazhdojmë për më tepër. Mendoj se duhet të ketë edhe aktivitete të tjera në shenjë kontributi dhe sensibilizimi për shoqëritë e margjinalizuara”, tha ai.