Atleti Alaudin Suma, ka garuar sot në hedhjen e diskut në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Suma mori pjesë për herë të parë në një garë të nivelit të tillë për senior, dhe kjo sfidë do t’i shërbejë si përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.
“Pavarësisht kësaj, paraqitja e tij nuk ishte më e mira, pasi rezultati 43.90 metra, nuk është më i miri për të.
Sidoqoftë, Sumës i urojmë më shumë fat për garat tjera që e presin këtë vit", - shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.