Si në çdo klub në Kosovë, edhe në klubin e atletikës Theranda 1992 punohet me përkushtim, me theks të veçantë me talentet e rinj.
Një emër që premton shumë është atletja Selina Gashi, anëtare e KA Theranda 1992, e cila po shquhet me rezultate të mira në garat e ndryshme.
Selina i ka ambiciet e qarta, synon të përmirësojë kohën dhe të arrijë rezultate sa më të mira jo vetëm vendore por një ditë të përfaqësojë Kosovën denjësisht në garat ndërkombëtare.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/09/auto_31657392330.jpg)
“Si atlete e klubit atletik Theranda 1992, synime e mija janë që të arrij sa më lart jo vetëm në Kosovë por pse jo edhe në Europë.
Prej 2 vitesh jam atlete e këtij klubi dhe mund të them që kam arritur mjaftueshëm mirë ta përfaqësoj klubin tim.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/09/auto_001657392332.jpg)
Medaljet
Deri tani kam grumbulluar rreth 30 medalje, 2 kupa nga Komuna ime dhe një pllaket – mirënjohje nga Federata e Atletikës së Kosovës si sportistja më e mirë e vitit 2021 në vendin e tretë”, thotë Selina.
Garoni në disiplinën 100 metra për U-16, a është konkurrencë e fortë dhe ku stërviteni më shumë?
“Në këtë disiplinë mund të them se ka konkurrencë të fortë.
Ne stërvitemi në Therandë por nuk e kemi vendin e duhur për t’u stërvitur, por me kushtet qe i kem mundohemi t’ia dalim disi”, nënvizon Gashi.