Në garën e Ligës së Diamantit të zhvilluar në Stokholm të Suedisë, atleti vendës Armand Duplaints vendosi rekord të ri botëror në garën e kërcimit me shkop.
Ai kërceu 6.16 metra në sallat e hapura, duke e përmirësuar me 1cm rekordin e mëparshëm.
Gjithsesi, ky nuk është rekord absolut në këtë disiplinë. Duplaints, në mars të këtij viti, kërceu 6.20 metra në botërorin e sallave të mbyllura, që është rekordi absolut i kërcimit me shkop dhe rekordi i sallave të mbyllura.
Duket se Armand Duplaints nuk ka rivalë në këtë disiplinë dhe është kandidati kyesor për medaljen e artë në botërorin e atletikës, që nis pas dy ditësh në Eugene të Amerikës.