Atletja Luiza Gega është e lumtur që është në finale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atletja shqiptare synon të arrijë me të mirën në disiplinën 3.000 metra me pengesa
“Hera ime e dytë në një finale Botërori dhe jam kaq e lumtur që ja dola përsëri.
Finalja do të jetë në datën 20 në orën. 19:45 (ora lokale)
Mezi pres te vrapoj me vajzat më të shpejta të botës në këtë disiplinë”, ka shkruar Gega në profilin e saj në facebook.