Një podium tërësisht amerikan në finalen e 100 metrave për meshkuj në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene. Medalja e artë u fitua nga atleti Fred Kerley, që dha kohën 9”86.
Ai la pas patriotët e tij Marvin Bracy e Trayvon Bromell, të dy me kohën 9”88. Pra, një podium tërësisht amerikan. Në këtë finale mungoi kampion olimpik i kësaj gare, italiani Marcell Jacobs.
Ai u tërhoq në gjysmëfinale, pasi nuk ishte në formën optimale.
Gjithsesi, amerikanët ishin të pakapshëm në garën “mbretëreshë” të atletikës, duke dhuruar spektakël në pistën e shtëpisë.