Një moment sa qesharak aq edhe i pazakontë ka ndodhur në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene (Amerikë).
Në momentin që atletët po garonin në pistë, ata janë detyruar të shmangnin një kameraman që ishte pozicionuar në mes të pistës. E pakuptimtë se çfarë donte ai person aty, në kohën që zhvillohej gara për medaljen e artë.
Organizatorët kanë sqaruar keqkuptimin, duke thënë se ai ndodhej aty për të filmuar nga larg atletët që po garonin në disiplinën e kërcimit së gjati.
Gjithsesi, ai ka penguar atletët, të cilët janë detyruar ta evitonin kontaktin me të, duke garuar anash tij.
Technology strikes again at 2022 #WorldAthleticsChamps when a cameraman decides to enter the race in men’s Steeplechase.
— King Tubby (@TeslaNotBoring) July 19, 2022
.@WorldAthletics #trackandfield
Not a good look for .@USTrackFieldFDN
Steeplechase is hard enough. pic.twitter.com/aPA40DQYY8