Sportistët e Kosovës po përgatiten për Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) në Banska Bystrica të Sllovakisë, e cila do të mbahet nga data 24 e deri me 30 korrik.
Kosova do të përfaqësohet me 23 sportistë nga këto sporte: Atletika, xhudo, noti, tenisi, badmintoni, çiklizmi dhe gjimnastika artistike.
Atleti i talentuar i klubit të Malishevës, Loret Mazreku, është gati për këtë sfidë dhe synon rezultat sa më të mirë.
Mazreku tha se është duke u përgatitur maksimalisht për garën që e ka me 25 korrik në Banska. “Unë do të garojë në disiplinën 1500 metra, kjo disiplinë mbahet me 25 korrik, në orën 11:10”, thotë Mazreku.
”Bota sot”: Sa jeni të përgatitur për garën në Banska Bystrica?
Lorent Mazreku: Për garën në fjalë jemi përgatitur dhe po përgatitemi edhe këto ditë të mbetura maksimalisht me trajnerin tim Adrian Mazreku.
“Bota sot”: Sa keni njohur për këtë garë?
Lorent Mazreku: Është një garë ku mblidhen të rinjtë e Evropës, për mua do jetë një përvojë e mirë sepse do i njohim nga afër sportistët e shteteve tjera por edhe do të garojmë së bashku.
“Bota sot”: Cilët janë atletët që i llogaritni si konkurrent, nga cilat shtete?
Lorent Mazreku: Sa i përket konkurrencës nuk kemi informacione sepse ende nuk po dihen listat startuese të atletëve, shpresojmë që në ditët në vijim t’i shohim listat startuese.
“Bota sot”: Ku keni stërvitur më shumë?
Lorent Mazreku: Stërvitjet zakonisht i bëjmë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë së bashku me atletët tjerë sepse është i vetmi shteg në Kosovë.
“Bota sot”: Çfarë pret nga kjo garë?
Lorent Mazreku: Pritjet e mija nga kjo garë janë modeste sepse unë jam një vit më i ri se atletët e tjerë që do jenë në këtë garë.
“Bota sot”: Cili është problemi më i madh?
Lorent Mazreku: Problem i madh është udhëtimi me autobus sepse atletika është e vështirë, ne si atlet kemi problem me tregu rezultat kur udhëtojmë më shume se tri orë para garës e mos të flasim udhëtimin afër 20 orë që pritet të ndodhe sepse kemi mi kaluar disa kufij.
Shfrytëzojë rastin të falënderojë KOK -un, FAK-n dhe trajnerin tim Adrian Mazreku për përkrahjen që po përgatitemi sa më mirë për këtë garë.