Muhamet Ramadani është gati për sfidën e madhe në Festivalet Olimpike Evropiane.
Atleti i Kombëtares së Kosovës, është i përgatitur në çdo aspekt dhe synon suksesin e radhës në disiplinën e hedhjes së gjylës, në këtë festival që do të zhvillohet nga e diela e fundjavës në Sllovaki.
“Atleti Muhamet Ramadani është sportisti i vetëm i yni që ka fituar medalje në Festivalet Olimpike Evropiane (EYOF) për të Rinj.
Prej 24-30 korrik 2022, Kosova do të përfaqësohet për herë të katërt në EYOF veror.
13 sportistë të shtatë sporteve përfaqësojnë vendin tonë në EYOF Banská Bystrica 2022”, njofton KOK-u.