Ish atleti i mirënjohur, Zymer Alaj, tha se Kosova ka nevojë për një stadium të posaçëm të atletikës.
Mbretëresha e sporteve është sporti më i ndëshkuar në Kosovë sa i përket infrastrukturës.
Edhe shtegu me tartan në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, nuk është në nivelin e duhur për garat zyrtare.
Mungesë e një stadiumit të atletikës e brengos edhe Alajn.
“Në mungesë të stadiumit gradualisht shuhet atletika.
Në shtigjet e atletikës zbulohen talentë të rinj të cilët mundem me u radhit në normat ndërkombëtare”, thotë Alaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish atleti shprehet se mungesa e një stadiumit po lërë pasoja të mëdha në përgjithësi.
“I vuajnë pasojat atletët”, përfundon Alaj.