Është mbajtur, këtë të martë, ceremonia e nderimit të atletes kampione të Europës Luiza Gega.
Së bashku me ministren Evis Kushi dhe trajnerin e saj, Gega parakaloi në Bulevard me makinë ku u prit nga shumë qytetarë.
Më pas, kryeministri Rama i dorëzoi Luiza Gegës Kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike.
Luiza Gega vendosi një rekord të ri në kampionatin europian.
Në një komunikim të shkurtër sportistja u shpreh se ndjehet shumë e emocionuar.
“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë ajo.